LAJMI I FUNDIT:

Comey: FBI po heton mundësinë e përzierjes ruse në zgjedhje

Comey: FBI po heton mundësinë e përzierjes ruse në zgjedhje

Drejtori i FBI-së, James Comey, të hënën konfirmoi se agjencia po heton mundësinë e përpjekjes së qeverisë ruse që të ndikojë në zgjedhjet e vitit 2016, duke përfshirë edhe lidhjen e mundshme të kampanjës së presidentit Donald Trump me Moskën.

Comey në dëshminë para Kongresit tha se hetimet përfshijnë edhe verifikimin e lidhjeve ndërmjet individëve të afërt me kampanjën e Trump dhe qeverisë ruse, dhe nëse ka pasur koordinime ndërmjet kampanjës në aktivitetet ruse.

“Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për hetime sekrete, të cilat janë në rrjedhë, nuk mund të them më shumë për atë se çfarë po bëjmë dhe cilën çështje jemi duke hetuar”, tha ai.


Comey tha se as Ministria e Drejtësisë dhe as agjencia që ai drejton nuk kanë fakte për të konfirmuar pohimet e Trump se ishte i përgjuar në Kullën Trump gjatë fushatës parazgjedhore, transmeton KosovaPress.

Ai pohoi se presidenti amerikan nuk ka në kompetenca të urdhërojë përgjimin e cilido shtetas amerikan.

Ndryshe, Trump në fillim të marsit në Twitter shkroi se ishte përgjuar nga administrata e ish-presidentit Barack Obama, pa dhënë ndonjë fakt lidhur me këtë.

“E tmerrshme. Obama urdhëroi përgjimin e zyrës në Kullën Trump. Asgjë nuk është gjetur”, kishte shkruar Trump në Twitter.

Në trend Botë

Më shumë
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Botë
Kalo në kategori