LAJMI I FUNDIT:

Durllovski: Kërkojmë takim me Johannes Hahn

Durllovski: Kërkojmë takim me Johannes Hahn

Anëtari i iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, Igor Durllovski, sot deklraroi se protestuesit simbolikisht kanë ngjyrosur me ngjyra të kuqe dhe të verdhë hapësirat para Komisionit Evropian, për shkak të ardhjes së eurokomesarit Johannes Hahn. Ai gjithashtu tha se Bashkimi Evropian qëndron mbrapa barazisë, lirisë dhe solidaritetit dhe se këto parime duhet të vlejnë njëjtë për të gjithë qytetarët në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne jemi realitet, askush nuk duhet dhe nuk mundet të injorojë 200 mijë qytetarë që protestojnë çdo ditë. Për fat të keq BE-ja po tregon sjellje injoruese ndaj neve, por edhe ndaj qytetarëve të Maqedonisë. Theksojmë se nuk do të lejojmë qeveri e cila do të punojë sipas platformës e cila është përgatitur në shtete të huaja, nën mbikëqyrje të kryeministrave të huaj. Cilido që do të jetë kryetari i Kuvendit kërkojmë ta refuzojë të njëjtën, për shkak se përmes saj kemi federalizim dhe shtet binacional në llogari të shtetit unitar”, u shpreh Durllovski./Telegrafi/