LAJMI I FUNDIT:

Mançevski: Maqedonia nuk ndodhet në asnjë rrezik

Mançevski: Maqedonia nuk ndodhet në asnjë rrezik

Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski, mbrëmë në edicionin e lajmeve në TV24, tha se konsultimet mes partive që i kanë dhënë mbështetje kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, janë në bisedime për të zgjidhur kryetarin e Kuvendit. Ai tha se më so voni deri të martën do të mësohet emri i kryeparlamenteri të ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për ne nuk ekziston platformë e Tiranës, nuk ekziston as program i LSDM-së, ekziston vetëm propozim-program për qeveri. Maqedonia absolutisht nuk është në rrezik. Nuk është në rrezik as Kushtetuta dhe karakteri unitar i shtetit”, tha Mançevski.

Ai shpjegoi se nuk do të ketë dënime për ata që nuk e dijnë gjuhën shqipe dhe nuk do të ketë dygjuhësi në gjithë territorin e Maqedonisë, duke thënë se gjithë kjo është vetëm pjesë e fushatës së zezë të OBRM-PDUKM./Telegrafi/