LAJMI I FUNDIT:

Shteti nuk kujdeset për fëmijet me sindromin “Down” në Maqedoni

Shteti nuk kujdeset për fëmijet me sindromin “Down” në Maqedoni

Prindërit e fëmijëve me sindromën Daun që jetojnë në qytete të vogla në Maqedoni rregullisht përballen me probleme për shkak të mungesës së stafit profesional që duhet të punojnë për zhvillimin e fëmijëve të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Brankica Jovanova nga Radovishi, nënë e Maksimit i cili ka lindur me sindromën Down, thotë se në qytetin e tyre i punësuar është vetëm një defektolog.

“Duhet të kushtohet vëmendje për më shumë logopedë dhe defektologë, Radovishi është një vend i vogël dhe në të gjithë komunën kemi vetëm një defektolog, nuk është i aftë që vetëm një defektolog të kujdeset për fëmijët, prandaj shumica e prindërve janë të detyruar të shkojnë në Shtip apo Strumicë”, tha Brankica Jovanova, nënë e një fëmije me sindromën Down nga Radovishi.


Sot u organizua ngjarje humanitare në prag të Ditës ndërkombëtare të personave me sindromën Down (21 marsi)./Telegrafi/