LAJMI I FUNDIT:

ARM-ja do të prezantohet para nxënësve të shkollave të mesme

ARM-ja do të prezantohet para nxënësve të shkollave të mesme

Përfaqësues të Ministrisë së punëve të brendshme, së bashku me ushtarët profesionistë, nënoficerë dhe oficerë të ARM-së, nga dita e hënë, 20 mars, e deri në fund të muajit prill, në shkollat e mesme të vendit do të realizojnë projektin për Popullarizimin e thirrjes ushtarake për shërbim në ARM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në ligjëratat e shkurtëra interaktive, nxënësit e shkollave të mesme do të kenë mundësi që të njoftohen për gjithçka që u interson rreth shërbimit ushtarak.

Qëllimi kryesor i projektit është njohja e të rinjve në Maqedoni me profesionin e ushtarakut, si edhe rritja e intersimit të tyre, fillimisht, për shërbim vullnetar ushtarak, e më tej edhe për paraqitjen nëpër konkurset për ushtarë profesionistë.


Aktiviteti do të fillojë në disa shkolla të mesme në Beles, Prilep, Qendër, Gostivar, Strumicë dhe Shtip./Telegrafi/