LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet zyrtarisht nga KE ardhja e eurodeputetit Hahn

Konfirmohet zyrtarisht nga KE ardhja e eurodeputetit Hahn

Sot, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, ka konfirmuar edhe zyrtarisht ardhjen e eurokomisarit për negociata për zgjerim Johannes Hahn ditën e martë, së bashku me tre eurodeputetët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe K. Flankeschtein, me qëllim që të bëjnë përpjekje për marrëveshje për dalje nga kriza politike në të cilën gjendet Maqedonia, njofton korrespondenti i AIM nga Brukseli, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Mund të konfirmoj se komisari Hahn do të udhëtojë në Shkup të martën, javën e ardhshme, së bashku me tre deputetët. Së bashku, ata do të takohen me përfaqësuesit e të gjithë partive parlamentare, si dhe me presidentin Ivanov dhe do të përsërisin pozicionin e fuqishëm të BE-së për respektim të rezultatit nga zgjedhjet dhe të lejohet vazhdim i proceseve demokratike me formim të shpejtë të Qeverisë së orientuar reformuese, e cila do të vazhdojë me zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos’, është deklaruar ndër të tjera Kocijançiq.

Ajo para gazetarëve ka ritheksuar se midis gjërave që duhet të ndodhin është që marrëveshja nga Përzhina të implementohet. /Telegrafi/