LAJMI I FUNDIT:

Kadastra do të vendos regjistër të adresimit elektronik në Maqedoni

Kadastra do të vendos regjistër të adresimit elektronik në Maqedoni

Agjencia për kadastër të patundshmërive do të vendos regjistër të adresimit elektronik në Maqedoni sipas standardeve të Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Regjistri do të mundësojë që të gjithë banorët regjistrohen në adresën personale. Aktivitetet për vendosjen e tij do t’i prezantojnë sot drejtori i Kadastrës, Sllavçe Tërpeski, njofton AIM.

Do të vendoset sistem i standardizuar për adresa me të dhëna të integruara grafike dhe atribute me çka në mënyrë unike do të përcaktohet lokacioni i adresës.


Të dhënat përshkruese dhe hapësinore për adresat në regjistrin e adresimit do të ruhen dhe zhvillohen në bazën qendrore të të dhënave. /Telegrafi/