LAJMI I FUNDIT:

Turqia shkakton kaos në NATO, mund të ketë pasoja edhe Kosova

Turqia shkakton kaos në NATO, mund të ketë pasoja edhe Kosova

Kontesti i disa vendeve evropiane me Turqinë po reflektohet tash edhe në NATO dhe partnerët e tij jo anëtar, pasi Ankaraja ka bllokuar të gjitha programet e partneritetit të Aleancës Veri-atlantike, në të cilat merr pjesë Austria, gjë e cila në mënyrë të pafavorshme do të ndikonte në misionet në Kosovë, Afganistan dhe Mesdhe, shkruan “Welt”.

Nga bllokada e Ankarasë janë goditur para se gjithash programi Partneriteti për Paqe, në të cilin marrin pjesë 41 shtete, në mesin e të cilave edhe Austria, e cila ka kontingjentin më të madh ushtarak në kuadër të KFOR-it nga vendet të cilat nuk janë anëtare të NATO-s.

“Bllokada e Turqisë ndaj programit Partneritet për paqe është problem serioz”, citon gazeta “Welt” burime të paemëruara nga qarqe të larta pranë NATO-s.


Shumë vende partnere, si Suedia dhe Finlanda në letrat dërguar sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, kanë paralajmëruar për pasoja serioze të bllokadës nga ana e Ankarasë.

“Erozioni afatgjatë mund të jetë pengesë e mundësive tona që të marrim pjesë në ushtrimet kryesore të NATO-s dhe të mbështesim operacionet e NATO-s”, thuhet në letrën e ambasadores finlandeze pranë NATO-s, Pirite Asunmaa.

Pasoja e parë e bllokadës turke është pamundësia e stërvitjes së programit të ri për akademinë ushtarake të NATO-s në Romë.

Ankaraja ka reaguar me bllokadë ndaj kërkesës së Austrisë për ndërprerjen e bisedimeve me BE-në dhe kritikave të Vjenës zyrtare në llogari të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Turqia më herët ka paralajmëruar bllokadën ndaj Austrisë në nivel ndërkombëtar dhe se ishte pritur se do të bllokojë punën e OSBE-së, të cilën e kryeson Austria këtë vit.

Ndryshe, Turqia ka javë që udhëheq luftë diplomatike me gjysmën e BE-së, ndërsa aktualisht është në konflikt me Holandën dhe Gjermaninë, të cilat nuk kanë lejuar ministrat turq që të mbajnë mitingje për shtetasit turq që jetojnë në këto vende. Presidenti Erdogan ka quajtur Holandën dhe Gjermaninë si nazistë dhe “shtete bandite”, ndërsa para disa ditësh ka akuzuar Holandën se është përgjegjëse për masakrën në Srebrenicë.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori