LAJMI I FUNDIT:

Stuhia dhe moti i acartë e mbulojnë shtëpinë tërësisht me akull (Video)

Stuhia dhe moti i acartë e mbulojnë shtëpinë tërësisht me akull (Video)

John Kucko e ka filmuar nga afër një shtëpi që ndodhet në bregdetin e New Yorkut, e cila është mbuluar tërësisht nga akulli.

Të reshurat dhe moti i ftohtë, kanë bërë që mbi objektin e banimit të krijohet një shtresë e trashë akulli, që vështirë se do të shkrihet dhe për disa ditë me diell, transmeton Telegrafi.

Madje, shumë njerëz e kanë vlerësuar sikur të jetë mashtrim, sepse duket si shtresë shpuze apo materiali tjetër.


“Nuk është e bërë me efekte kompjuterike, apo nga dora e njeriut, por është akull dhe shumë i trashë”, ka shkruar Kucko lidhur me rastin.

Mësohet se këtij fenomeni i kanë ndihmuar edhe valët e detit, që kanë qenë shumë të rrëmbyeshme dhe kanë arritur deri në kulm. /Telegrafi/