Rexhep Taip Erdogan e ngre akoma më shumë tonin në sherrin me Holandën.
“I njohim holandezët që nga koha e masakrës së Srebrenicës. E dimë që nga koha e ekzekutimit të 8 mijë boshnjakëve se çfarë karakteri të kalbur kanë këta njerëz. Holanda është përgjegjëse për masakrën më të rëndë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore”, tha Erdogan.
Me këtë pohim, Erdogan iu referua bataljonit holandez të helmetave blu, i cili nuk e ndaloi vrasjen e mijëra djemve dhe burrave myslimanë nga forcat serbo-boshnjake në Srebrenicën e vitit 1995, shkruan TCH.
Më herët, Ankaraja hodhi poshtë thirrjet e zyrtarëve të lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe Johannes Hahn, për të treguar vetëpërmbajtje.
Pikërisht, nën hijen e këtij sherri zhvillohen të mërkurën në Holandë zgjedhjet parlamentare.
Nga grindja me turqit po përfiton si populisti Geert Wilders, ashtu dhe kryeministri Mark Rute, të cilit ky konflikt i erdhi si dhuratë zgjedhore pak përpara votimit, duke i krijuar mundësinë e shpërfaqjes si lider i fortë e i palëkundur.
Wildersi shfaqet i bindur në fitore: “Njerëzit duan ndryshim dhe janë njerëzit ata që duhet të votojnë. Nëse do të bëheshim ne partia më e madhe, dhe këtë do ta shohim në ditët në vijim, partitë e tjera do ta kenë më të vështirë të bëjnë atë që bëjnë tani”.
Retorika antiislamike dhe euroskeptike e Wildersit ka qenë muzikë për veshët e shumë holandezëve të shqetësuar nga kriza e emigrantëve, kërcënimi terrorist në Europë dhe telashet e vazhdueshme të Eurozonës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë