LAJMI I FUNDIT:

Katastrofa e Fukushimës shton rastet e të sëmurëve me kancer

Katastrofa e Fukushimës shton rastet e të sëmurëve me kancer

Bota u trondit nga aksidenti atomik në Japoni. Rritja e numrit të kancerit të tiroideve në Fukushima e zë ngushtë qeverinë, që nuk do ta pranojë këtë realitet. Pacientët e prindërit e shqetësuar rrëfejnë.

Japonezja e re duket e fortë dhe e sigurt, por kur rrëfen për sëmundjen e kancerit, zëri i saj dridhet.

“Mjeku më ka thënë që nuk është rrezatimi radioaktiv shkak i sëmundjes. Po ç’të jetë tjetër?”


22 vjeçarja nga Koriyama në prefekturën e Fukushimës rrëfen për vuajtjet e saj në një dokumentar amerikan të Ian Thomas Ash. E para ndër 185 fëmijët e Fukushimës që kanë qenë nën 18 vjeç kur ndodhi katastrofa dhe që më pas janë sëmurur nga kanceri. Mediat japoneze e injoruan shfaqjen e saj në filmin dokumentar dhe asnjë pacient tjetër me kancerin e tiroideve nuk e ndoqi shembullin e saj.

Shoqëria dhe politika japoneze duan ta harrojnë katastrofën e para gjashtë viteve. Ata duan të përqendrohen në rindërtimin e vendit. Kur Tokio u zgjodh si qytet i Lojërave Olimpike 2020, kryeministri japonez, Shinzo Abe siguroi botën para më shumë se tre vitesh, se qeveria e ka nën kontroll centralin atomik të Fukushimës. Nga kjo kohë punohet me intensitet të lartë për neutralizimin e plotë të reaktorëve atomikë dhe ripopullimin e zonës së evakuuar.

Pacientët me kancer të Fukushimës kanë mbetur vetëm.

“Pacientët konsiderohen si bezdizës, ata që prishin rindërtimin, prandaj janë të izoluar në shoqëri”, thotë Hisako Sakiyama, 77 vjeçare dhe themeluese e fondit të ndihmës për fëmijët e sëmurë nga kanceri i tiroideve.

Gati është e pamundur të gjesh rrënjët e sëmundjes së kancerit në bazë të rrezatimit radioaktiv. Por, nga aksidenti atomik në Çernobil, bota e di, se jodi radioaktiv-131 në tiroide mund të shkaktojë kancerin tek fëmijët dhe adoleshentët. Edhe gjendja në Fukushima i afrohet gjithnjë e më shumë Çernobilit. Numri i rasteve të kancerit të tiroideve tek fëmijët e të rinjtë është rritur 20-50 herë krahasuar me zonat e parrezatuara në Japoni, thotë epidemiologu Toshihide Tsuda.

Ekipi i tij vlerësoi kontrollet e ekos të tiroideve të vitit 2011 duke i krahasuar me vitet e mëvonshme. Po ashtu është rritur edhe numri i kancerit të tiroideve tek burrat, ndërkohë që kjo sëmundje kanceri prek më shumë gratë. Por qeveria japoneze e mohon një lidhje të rrezatimit me sëmundjen e kancerit. Rrezatimi radioaktiv në Fukushima ka qenë shumë më i vogël, se në Çernobil dhe evakuimi është kryer shumë më shpejt, thuhet. Por kontrollet mjekësore kanë qenë të fokusuara tek Fukushima, megjithëse edhe rajonet e tjera janë prekur nga rrezatimi.

Një dokument i Organizatës Botërore të Shëndetësisë që vëren se ka rritje të lehtë të rasteve të kancerit të tiroideve, të gjirit dhe gjakut në rajonet e Fukushimës, nuk është përkthyer asnjëherë në gjuhën japoneze. Numrin e lartë të sëmundjes në 185 raste me kancerin e tiroideve, autoritetet japoneze e lidhin me kontrollet mjekësore masive, ku janë zbuluar tumore, që nuk do të zbuloheshin dot. Themeluesja e fondit të ndihmës, Sakiyama, vetë biologe, e specializuar për qelizat ka vetëm një shpjegim. “Qeveria nuk do të marrë përgjegjësi për aksidentin atomik dhe kërkon të vazhdojë kursin e energjisë atomike.” /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Kalo në kategori