Mund të quhet një amok politik i klasit të parë. Ende pa filluar samiti i BE kryeministrja polake, bëri të ditur se Polonia do të bënte gjithçka për të penguar rizgjedhjen e Donald Tusk si kreun e Këshillit të BE. Si marionetë e bindur ajo ndjek udhëzimet e pakuptimta të kreut të partisë, PiS, Jaroslaw Kaczynski. Ai e urren Tusk, e bën përgjegjës për humbjen e tij në 2007 e në një farë mënyre edhe për vdekjen e vëllait të tij. Por kjo përpjekje polake për të marrë peng 27 anëtarët e tjerë të BE dështoi.
Çfarë synon të arrijë Jaroslaw Kaczynski, teoricieni i komploteve dhe njeriu që lëviz fijet në prapaskenë me këtë aksion? Që në kohën e tij si kryeministër, Kaczynski e lodhte BE me kërkesa maksimale. Shenja dalluese e tij: kokëfortësi pa kufi dhe nacionalizëm i ashpër. As vitet e fundit nuk kanë sjellë tek kreu i PiS zbutjen që sjell mosha. Përkundrazi, ai kërkon t’ia imponojë BE vullnetin e tij, dhe duke e vlerësuar gabimisht veten përdor shantazhin. Në rastin e Tusk ai dështoi. Votimi përfundoi 27:1. Madje edhe miqtë e Vishegradit e lanë vetëm.
E paqartë është se ç’donte të arrinte Kaczynski me këtë? Nuk bëhej fjalë për më shumë fonde e të drejtë vote për Poloninë si dikur. Këtu bëhej fjalë për vetërespektin e një burri. Ndoshta edhe për politikën e brendshme polake – tonet për “diktatin e Brukselit” pas rizgjedhjes së Tusk flasin për këtë. Edhe tek qeveria polake me sa duket e dinë tani se si funksionojnë “faktet alternative.” Ajo mendon se votuesit e saj do ta pëlqejnë këtë teatër politik, edhe roli i viktimës preferohet nga një pjesë e publikut.
Por, ku është vendi i Polonisë në Evropë? Kaczynski e izoloi vendin e tij. “Bëni kujdes, se sa ura të prishura lini pas vetes”, paralajmëroi Donald Tusk bashkëkombasit e tij. Por anëtarët e qeverisë polake sillen si adoleshentë të nevrikosur duke mbyllur dyert pas vetes. Një sjellje qesharake. Që një vend nuk e nënshkruan deklaratën e një samiti për inat, kjo nuk ka ndodhur në historinë e BE të pasur me budallallëqe.
Evropa është në situatë të vështirë dhe durimi i BE nuk është i pafund. Që tani dëgjon zëra për të mbyllur rubinetin e fondeve për Poloninë. Çdo vit kalojnë 11 miliardë euro nga fondet e BE në Poloni. Pas dy vitesh do të diskutohet sërish për buxhetin e ti, e kësaj here do të ketë më pak fonde, sepse britanikët nuk janë më në BE. Nëse Polonia vazhdon të veprojë kështu, nuk do të ketë më miq, që e mbështesin në rishpërndarjen e buxhetit. Ndër ta edhe Gjermania. Acarimi i vazhdueshëm që vjen nga Varshava i lodh marrëdhëniet fqinjësore. E po qe se Polonia rrezikon unitetin në BE për shkak se i është prishur humori politik, në Evropën e “shpejtësive të ndryshme” vendi i saj do të jetë në vendparkimin e ri shumë larg.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKlubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë