LAJMI I FUNDIT:

Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit mbi minimumin e lejuar

Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit mbi minimumin e lejuar

Nga Drejtoria për Punë Hidro-meteorologjike informojnë se niveli i ujit në Liqenin e Ohrit është nëntë centimetra mbi minimumin e lejuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas gjendjes javore hidrologjike, nivelet e ujit të lumenjve Vardar afër Jegunocës, afër Shkupit, afër Velesit dhe afër Demir Kapisë; Treskës afër Makedonski Brodit; Pçinjës afër Banjës së Katllanovës; Kriva rekës afër Kriva Pallankës, Bregallnicës afër Shtipit; Strumicës afër Sushevës; Cërna Rekës afër Novacit dhe Staeskës afër Biotunit, janë nën mesataren për muajin mars.

Rrënie drastike në nivelit të ujit është shënuar edhe në lumin Drini i Zi, që lëviz mes 31 dhe 41 centimetra, përkundër mesatares së muajit mars që ishte 127 cenimetra, tregojnë të dhënat e matura këtë mëngjes në orën 7:30./Telegrafi/