Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, janë shqyrtuar dhe pas diskutimeve të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot, janë miratuar në parim, në lexim të parë, katër projektligje.
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka prezantuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trashëgiminë, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën jo-kontestimore, Projektligjin për Noterinë dhe Projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.
Në ekspozenë për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trashëgiminë, Ministrja Hoxha, theksoi se me këto ndryshime, forcohet roli i gruas në trashëgimi.
“Projektligji do t’i eliminojë pengesat të cilat janë hasur gjatë zbatimit të ligjit ekzistues dhe harmonizimit të dispozitave të caktuara të këtij ligji me ligjin për Procedurën jo-kontestimore dhe ligjit për Noterinë”, theksoi Hoxha.
Ajo tha se lëndët e natyrës trashëgimore, do të trajtohen dhe zgjidhen në afat më të shkurtër.
Hoxha, me rastin e shqyrtimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën jo-kontestimore theksoi se ky projektligj është hartuar dhe finalizuar nga Ministria e Drejtësisë, përmes të cilit synohet që krahas eliminimit të pengesave të hasura në zbatimin të ligjit në fuqi, të bëhen harmonizimi i dispozitave të caktuara të këtij ligji me ligjet të tjera të kësaj fushe para së gjithash me Ligjin për Trashëgimi dhe me Ligjin për Noterinë.
“Me qëllim të krijimit të sigurisë për të eliminuar mundësinë e keqpërdorimit të heqjes dorë nga trashëgimia, projektligji ka përcaktuar ndër të tjerash që noteri paraprakisht me deklarimin për heqjen dorë të zhvillojë një bisedë me trashëgimtarin për tu siguruar se trashëgimtari nuk është vënë nën presion për të hequr dorë nga trashëgimia përkundër vullnetit të tij”, theksoi Hoxha.
Në kuadër të prezantimit të Projektligjeve para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ministrja e Drejtësisë ka paraqitur edhe Projektligjin për Noterinë i cili, sipas saj është hartuar me qëllim të avancimit të mëtejmë të sistemit të noterisë.
Ministrja Hoxha theksoi se hartimi dhe finalizimi i këtij projektligji është bërë në konsultim me akterët vendorë dhe me partnerët ndërkombëtarë veçmas me Odën e Noterëve, përfaqësues nga USAID, projekti i Bashkimit Evropian për profesionet e lira si dhe institucionet tjera.
Ndërsa, Projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit, është fokusuar në parandalim dhe luftimin e korrupsionit.
“Përmes angazhimeve tona, institucioneve përgjegjëse po iu ofrojmë legjislacion adekuat në mënyrë që puna e tyre të jetë sa më efikase dhe efektive në drejtim të parandalimit dhe luftimit të dukurive negative veçmas korrupsionit, dhe në këtë aspekt edhe konfliktit të interesit”, tha Hoxha.
Duke folur për rëndësinë e këtij Projektligji, Hoxha tha se është bërë përpjekje që t’i kushtohet vëmendje e veçantë aspektit preventiv, përkatësisht parandalimit të konfliktit të interesit. Ministrja shtoi se ky është një ligj që do të ndikojë në avancimin e mëtejmë të parandalimit dhe luftimit të dukurive të tilla në vendin tonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj