LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Të gjitha komunitetet në Komunën e Prishtinës janë të barabarta

Sejdiu: Të gjitha komunitetet në Komunën e Prishtinës janë të barabarta

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës,​ Dardan Sejdiu, priti të martën në takim Stacy Bernard Davis, shefe e njësisë për Evropë për demokraci e të drejta të njeriut nga Departamenti i Shtetit amerikan me të cilën bisedoi për mirëqeverisjen në Komunën e Prishtinës si dhe pozitën e komuniteteve etnike e fetare në komunë.

Me këtë rast, numri dy i komunës foli për të arriturat në Komunën e Prishtinës, me theks të veçantë transparencën radikale, luftimin e krimit dhe korrupsionit, reformat në administratë, urbanizëm, funksionalizimin dhe modernizimin e transportit publik, përmirësimin e lartë të shërbimeve në shëndetësi, si dhe shërbimeve ndaj qytetarëve në përgjithësi.

Duke folur për të drejtat e komuniteteve, nënkryetari Sejdiu tha se të gjitha komunitetet, si etnike apo fetare në Komunën e Prishtinës janë të barabarta dhe kanë përfaqësim të drejtë edhe në vendimmarrjen e qeverisjes komunale, njofton Zyra për Marrëdhënie me Media e Komunës së Prishtinës./Telegrafi/