LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Gruevski përdor metoda qyqare për të rrezikuar gazetarët

SHGM: Gruevski përdor metoda qyqare për të rrezikuar gazetarët

Edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka reaguar ndaj sulmit ndaj gazetarit Borjan Jovanovski, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Provokimi i djeshëm primitiv ndaj gazetarit Borjan Jovanovski, të cilin persona të panjohur e pështynë në restortan dhe shqetësimi i gazetarit Branko Triçkovski në shtëpinë e tij, është sulm i drejtpërdrejtë ndaj fjalës së lirë.”

Sulmohet gazetari Borjan Jovanovski (Foto/Video)
Lexo po ashtu Sulmohet gazetari Borjan Jovanovski (Foto/Video)

”Paralajmërojmë se provokimet e ngjashme mund të eskalojnë në dhunë fizike kundër gazetarëve me pasoja të paparashikueshme. Është e paimagjinueshme në shekullinne 21 në Maqedoni ndaj gazetarëve të ushtrohet presion dhe të maltretohen sepse publikisht shprehin mendimet e tyre.”


”Kjo fushatë e trupshme ka për qëllim të frikësojë dhe heshtë gazetarët dhe qytetarët e zakonshëm me qëndrime ndryshe nga pushteti. Gruevsaki e di mirë se vetëm qytetarët e painformuar mund të jenë lehtë të manipulueshëm dhe të përfshihen në konflikte.”

”Ftojmë Gruevskin të pushojë me përhapjen e gjuhës së urretjes duke nxitur dhunë dhe t’i disciplinojë ithtarët e tij. Ky apel u drejtohet edhe politikanëve të tjerë dhe figurave publike për t’u përmbajtur dhe të mos përdorin fjalor luftënxitës.” thuhet mes tjerash në reagimin e SHGM-së. /Telegrafi/

Në Maqedoni gazetarët ose duhet të mendojnë si pushteti ose të përballen me probleme
Lexo po ashtu Në Maqedoni gazetarët ose duhet të mendojnë si pushteti ose të përballen me probleme