LAJMI I FUNDIT:

Hoxhiq: Ivanovi i ka përmbushur të gjitha parakushtet për konflikt

Hoxhiq: Ivanovi i ka përmbushur të gjitha parakushtet për konflikt

Në lidhje me situatën politike aktuale në Maqedoni, analisti Xheljo Hoxhiq, në proflin e tij në Facebook ka kritikuar vendimin e kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanovit.

Hoxhiq në shkrimin e tij thotë se Ivanov me mosdhënien e mandatit ka kryer Puç klasik ndaj shtetit. Ai thotë se nuk është hera e parë që po përjetohet kjo gjë. Më 24.12.2012 kemi edhe një ditë tjetër, ai e emërtoi këtë ditë si ‘E hëna e zezë’. Ditën e djeshme mund ta emërtojmë si ‘Horhe i zi’, ose ‘E mërkura e zezë’, si të doni, shkruan Hoxhiq.

‘Të gjitha parakushtet e regjimit për të nxitur konflikt janë përmbushur. Ende më kujtohet ajo fjali pyetëse e Protugjerit, e dëgjuar në ‘bomba’, me të cilën e pyet Jankullovskën ‘A luftë të bëjmë’?. Prandaj plotësisht i kuptoj të gjithë ata të cilët nga bashkësia ndërkombëtare kërkojnë intervenim të shpejtë. Cicërimat e Hahn-it nuk do të na thonë shumë nëse fillon të bien viktima’, shkruan ndër të tjera Hoxhiq.


Ai poashtu shton se nuk ka dyshim se me gruevizmin gjithçka ka mbaruar. Regjimi patjetër të ndryshojë, në të parën, të dytën apo të tretën mënyrë. /Telegrafi/