LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Zaev ka pranuar të ketë dënime nëse nuk respektohet gjuha shqipe

Osmani: Zaev ka pranuar të ketë dënime nëse nuk respektohet gjuha shqipe

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në një emision në Alsat-M deklaroi se kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka pranuar të ketë dënime për institucionet shtetërore të cilat nuk do ta respektojnë gjuhën shqipe, edhe atë dënim prej tre deri pesë mijë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ky ligj është për ta mbrojtuar gjuhën shipe. Janë parapa mekanizma të qartë për vëzhgim të përdorimit të gjuhës shqipee dhe dënim eventual për keqpërdorim ose mospërdorim të gjuhës shqipe. Me dënime precize parashihet që institucionet të dënohet me tre deri pesë mijë euro, 30% për persona fizik të atij institucioni, si dhe janë definuar të gjitha kompetencat e atij inspektorati”, deklaroi Osmani./Telegrafi/