Shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë të armatosur me armë. 84, nga 120 deputetë sa ka Kuvendi, kanë armë me leje.
Bazuar në Ligjin për armë dhe procedurat e pajisjes me të, këta deputetë e kanë jetën në “rrezik”.
Insajderi ka mësuar numrin e saktë të deputetëve që bartin armë të shkurtra me leje të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Pajisjes me armë më leje i paraprin një proces verifikimi dhe vlerësimi të nivelit të rrezikshmërisë. Këtë vlerësim e bën një njësi e posaçme e Policisë së Kosovës.
Burime brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme i kanë treguar Insajderit numrin e deputetëve që kanë armë me leje. Burimet kanë thënë se armë bartin edhe një numër i madh ministrash, zëvendësministrash, këshilltarësh e kryetar partisë politike.
“Aktualisht armë me leje kanë më shumë se gjysma e deputetëve. Pajisja me leje është bërë nga MPB-ja. Megjithatë, deputetëve nuk u takojmë leje për bartje në brez të armëve. Se si janë pajisur me to, është çështje tjetër”, ka thënë një burim zyrtar për Insajderin në kushte anonimiteti.
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë refuzuar të ofrojnë të dhëna se sa zyrtarë shtetërorë kanë leje për bartje të armëve. Kanë thënë se numri total i lejeve është 320.
Në MPB thonë se të gjithë ata që kanë armë me leje, i plotësojnë kushtet për to.
“Lista e personave të cilët kanë leje për armëmbajtje nuk ndahet në persona zyrtarë ose jo. Të gjithë ata të cilët kanë leje, janë qytetarë të Kosovës dhe i plotësojnë kushtet e kërkuara për këtë leje”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Rroksana Qarri.
Ministria e Punëve të Brendshme është arsyetuar se nuk mund të ofrojë të dhëna për personat e pajisur me leje për armë, me arsyetimin se janë dokumente të klasifikuara.
“Në lidhje me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se nuk mund të japim të dhëna për emrat dhe pozicionet e mbajtësve të këtyre lejeve. Lista me këto të dhëna është e klasifikuar dhe ne nuk mund të publikojmë përmbajtje nga kjo listë”, ka thënë Qarri. “Sa i përket numrit të përgjithshëm të lejeve për armëmbajtje, ju njoftojmë së aktualisht janë rreth 320 leje valide”.
Ligji për armët në Kosovë është miratuar në nëntor të vitit 2009. Ai specifikon në detaje se kush mund të bartë armë. Procedurat për pajisje me armë të personave fizik janë të rregulluara me akte nënligjore.
Neni 7 i këtij ligji thotë se të gjithë ata që kanë mbushur 21 vjet, kanë aftësi të plotë ligjore për veprim; posedojnë aftësi fizike dhe psikike dhe janë të aftë të posedojë apo mbajë armë zjarri; nuk paraqesin rrezik për rendin publik; kanë shkaqe të arsyeshme për blerjen e armës së zjarrit; kalojnë testin teorik dhe praktik i cili vërteton njohuritë teknike për përdorimin, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e duhur të armës së zjarrit dhe njohuri për dispozitat ligjore për armët; janë shtetas i Republikës së Kosovës ose të huaj, me qëndrim të përhershëm të lejuar në territorin e Republikës së Kosovës; paraqesin dëshminë që nuk janë nën hetime penale, mund të pajisen me leje për armë.
Ligji ua mundëson të gjithë shtetasve të Kosovës të pajisen me armë për gjueti apo armë të shkurtra për t’i mbajtur në shtëpi. Por, për bartjen e armës, personi “duhet të jetë i rrezikuar”, ose të ketë qarkullim vjetor mbi 30 mijë euro. /Insajderi.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kushovski: Transporti publik në Shkup është normalizuar, autobusët qarkullojnë rregullisht
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim – përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë