LAJMI I FUNDIT:

Kur Kendall dhe Kylie bashkojnë forcat, krijohet bombë seksipile (Video)

Kur Kendall dhe Kylie bashkojnë forcat, krijohet bombë seksipile (Video)

Motrat Kendall dhe Kylie Jenner kanë bashkuar forcat e veta për të promovuar linjën e përbashkët Kendall + Kylie DropOne.

Që të dyja janë të njohura për seksipilitetin e jashtëzakonshëm, kanë bërë bum të vërtetë mode me provokacione të fuqishme, ndërkaq Kendall ka treguar edhe përse gjendet bash në majë të modës botërore, transmeton Telegrafi.


Një herë Kendall me fotografinë në të cilën ka pozuar në bluzë të bardhë, xhinse dhe këpucë me taka të larta ka magjepsur me atë që kanë ofruar motrat e njohura me linjën e tyre të modës. Secilit i është e qartë që fjala është për rrobat e jashtëzakonshme, të modeluara ashtu që meshkujt të mbeten pa frymë.

Dhe pastaj pasoi fotografia në pantallona të hirta të predimensionuara dhe me xhaketën nuancë të njëjtë, ndërsa të gjithën e ka plotësuar topi i zi i tejdukshëm, të cilin, natyrisht Kendall Jenner e ka veshur pa sytjena.

Kanë këmbyer pozat, kombinimet e veshjeve, ndërkaq Kendall në secilën ka treguar profesionalizmin e lartë dhe përvojën e madhe të modës. Dhe pastaj në skenë është paraqitur edhe 19-vjeçarja Kylie.

Jo më pak provokative, e përkushtuar, por edhe e suksesshme, ka treguar se si rrobat e linjës së tyre e modës duhet të vishen – seksuale dhe femërore.

Pantallonat e gjera janë dukshëm zgjedhje e tyre që me zbulim jo të tepruar tregojnë seksipilitetin në mënyra të shumta. Ndërkaq me topin e tejdukshëm Kendall ka treguar qasjen e saj ndaj kësaj teme të modës.

Misterioze, krenare, provokative. Të këtilla kanë qenë motrat Kendall, mirëpo sipas të gjitha gjasave për femra të tilla edhe janë krijuar veshjet të cilat ato i kanë veshur në mënyrën e veçantë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Kërkoni një krehje të përshtatshme flokësh për formën tënde të fytyrës

Kërkoni një krehje të përshtatshme flokësh për formën tënde të fytyrës

Këshilla Estetike
Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje

Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje

Shtatzëna
Kalo në kategori