LAJMI I FUNDIT:

“Kërcënimi” i Trump, NATO nis lëvizjet e para (Video)

“Kërcënimi” i Trump, NATO nis lëvizjet e para (Video)

Paralajmërimet e presidentit amerikan, Donald Trump nuk kanë rënë në vesh të shurdhët. NATO-ja është vënë në lëvizje për t’iu afruar më shumë njërit prej prioriteteve kryesore të shefit të ri të Shtëpisë së Bardhë: luftës kundër terrorizmit.

Përshkallëzimin e përpjekjeve ndaj Shtetit Islamik dhe ekstremistëve të tjerë të dhunshëm, Aleanca Veri-Atlantike e tregoi me çeljen e një qendre komande në Napoli.

Detyra e saj do të jetë përballja me sfidat në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, duke u fokusuar sidomos tek grumbullimi i informacioneve të inteligjencës dhe ngritja e kapaciteteve mbrojtëse në shtete problematike si Iraku dhe Libia.


“Nyja”, siç e quajnë ndryshe, do të përbëhet nga rreth 100 persona të cilët do të diktojnë kërcënimet potenciale në këto rajone shpërthyese. Pjesë e strategjisë së re të NATO-s do të jetë edhe mbikëqyrja me dronë, baza e të cilëve është aktualisht në Siçili.

Ekspertët e qendrës komanduese do të përfitojnë prej tyre informacione shtesë falë filmimeve të realizuara nga ajri.

Donald Trump ka këmbëngulur vazhdimisht që NATO-ja ta kthejë kundër-terrorizmin në përparësinë e saj kryesore.

Lëvizjet e fundit nuk e përmbushin plotësisht këtë kërkesë, por aleatët e etur për të kënaqur Shtetet e Bashkuara shpresojnë që të paktën t’i shtojnë vetes ca pikë në sytë e Uashingtonit.

Një ditë më parë, gjatë takimit të ministrave të Mbrojtjes së Aleancës në Bruksel, shefi i Pentagonit, James Mattis, edhe pse e përshkroi fillimisht NATO-n si gurthemelin e bashkëpunimit trans-Atlantik, nuk ngurroi të kalonte në paralajmërime se:

“Amerika do ta zvogëlojë angazhimin e saj nëse vendet anëtare nuk përmbushin detyrimin për të shpenzuar minimumi dy për qind të Prodhimit të tyre të Brendshem Bruto në fushën e mbrojtjes”. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori