LAJMI I FUNDIT:

AKR formon qeveri në hije në Drenas

AKR formon qeveri në hije në Drenas

Aleanca Kosova e Re (AKR) në Drenas ka formuar qeverinë në hije, e cila do të mbikëqyr qeverisjen e kabinetit komunal të kryetarit Ramiz Lladrovci.

Gjatë një takimi që është mbajtur sot me strukturat e kësaj partie, ka pasur edhe aderime të reja, ku i janë bashkuar 60 anëtarë, në mesin e të cilëve është edhe Avni Rrustemi ish anëtar i kryesisë së PDK-së në Drenas, i cili ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e PDK-së.

Veç kryetarit dhe nën kryetarit të qeverisë në hije, e cila udhëhiqet nga Elmi Thaçi dhe Perparim Haradini, kabineti do të ketë edhe 10 drejtori, për të cilat është emëruar nga një udhëheqës.