LAJMI I FUNDIT:

Mësohet se kur Qeveria do të themelojë Asociacionin? (Video)

Mësohet se kur Qeveria do të themelojë Asociacionin? (Video)

Statuti i Asociacionit të Komunave Serbe pritet të miratohet me një dekret në bazë të marrëveshjes për Dialog. Çdo ndryshim do të prezantohet nga Asociacioni dhe do të miratohet me dekret dhe do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Kjo është ajo për çfarë zotohen zyrtarët qeveritar, por jo edhe pa kthimin e përfaqësuesve të Listës serbe në institucionet qendrore të Kosovës.

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal i Qeverisë së Kosovës, thotë për Tribuna Channel se marrëveshja e Brukselit në vitin 2015 nuk ka qenë dokument juridikoformal, por që është si një udhërrëfyes e cila e ndihmon se si t’a themelohet statuti.


Gecaj shprehet se përfaqësuesit e Listës serbe së pari duhen të kthehen në Kuvend sepse ky asociacion do të formohet për ta. Ky kthim eventual sipas tij, do të mundësonte fillimin e hartimit të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, themelimi i të cilit, sipas tij, është obligim ligjor por dhe obligim që ka dalë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.