LAJMI I FUNDIT:

Delawie përgëzon Qeverinë e Kosovës për hapat drejt rrugës së pajtimit

Delawie përgëzon Qeverinë e Kosovës për hapat drejt rrugës së pajtimit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka përgëzuar institucionet e Kosovës për hapat e ndërmarrë drejt rrugës së pajtimit.

Ai tha se Komisioni për të Vërtetën dhe për Pajtim duhet të jetë i pavarur dhe transparent si dhe duhet të përfshijë qytetarët e të gjitha etnive.

Delawie tha se individëve që marrin pjesë në këtë komision dhe rrëfejnë përvojat e tyre, duhet t’u ofrohet mbrojtje nga qeveria dhe vet komisioni.


“Ky komision duhet të jetë plotësues, duhet ndjekje penale të përgjegjësive për krimet. Shpresoj që ky proces do të përfshije qytetarët e të gjitha etnive. ShBA do të mbesin partneri juaj përderisa kërkoni drejtësinë dhe të vërtetën”, theksoi Delawie.

Ambasadori amerikan në Kosovë, po merr pjesë në takimin e parë për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim.