LAJMI I FUNDIT:

Të rinjtë e OBRM-PDUKM-së do të shfaqin film rreth “Qoses”

Të rinjtë e OBRM-PDUKM-së do të shfaqin film rreth “Qoses”

Unioni i të rinjve të OBRM-PDUKM-së në Butel ju bën thirrje qytetarëve të Komunës së Butelit që të marrin pjesë në projeksionin filmik të Qoses, me slloganin “Dikund me të mirë, dikund me thikë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky projekt filmik nga disa organizata është cilësuar si nxitje e dhunës politike. Gjatë ditës së sotme reagoi edhe Qendra për liri CIVIL, e cila theksoi se organizatorët dhe nxitësit e ekstremizmit duhet të përgjigjen para drejtësisë.

Andon Kyoseto аpo ”Qose” ka qenë revolucionar i cili ka luftuar për shtetin e Maqedonisë në Organizatën e Brendshme Revolucionare të Maqedonisë (OBRM-VMRO) në fund të shekullit XIX. Ai shpesh është përmendur edhe nga Nikolla Gruevski në fushatën për zgjedhjet e fundit si shpëtimtar i Maqedonisë nga fuqitë e jashtme. ”Qose” ka përmendore në Shkup dhe një hapësirë në muzeun e OBRM-së./Telegrafi/