LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Do të krijojmë fond për bujqit gjatë fatkeqësive natyrore

LSDM: Do të krijojmë fond për bujqit gjatë fatkeqësive natyrore

LSDM-ja përmes një komunikate të dërguar Telegrafi Maqedoni, njofton se në gjashtë muajt e parë të qeverisjes së saj do të krijojë një fond prej gjashtë milion euro, të cilat do t’i shfrytëzojë për bujqit gjatë fatkeqësive natyrore.

“Këto fonde do të shfrytëzohe kur çmimi i tregut të bujqësisë do të jetë i ulët. Në këtë fond gjithashtu planifikohen edhe dëmshpërblime për bujqit gjatë fatkeqësive natyrore. Askush, asnjëherë nuk do të nënvlerësojë bujqit dhe të luajë me problemet e tyre”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga LSDM gjithashtu thonë se nëse do të kishte ekzistuar deri tani ky fond, bujqit sot nuk do të kishin probleme me temperatuar te ulëta dhe nuk do të brengoseshin se si do t’i ushqejnë fëmijët e tyre./Telegrafi/