LAJMI I FUNDIT:

Aksidentohet kryeministrja e Polonisë

Aksidentohet kryeministrja e Polonisë

Kryeministrja e Polonisë, Beata Szydlo është lënduar sot në një aksident trafiku në afërsi të qytetit Krakov, raportoi televizioni polak TVP.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë, kryeministrja polake ka shkuar në spital për vizitë pas aksidentit.

“Kryeministrja Szydlo është në spital për shkak të një ekzaminimi. Fatmirësisht asgjë serioze nuk i ka ndodhur”, tha zëdhënësi Rafal Bochenek, raporton Reuters.


Szydlo u aksidentua pasi një makinë u ndesh me limuzinën e saj në afërsi të qytetit Krakov.