LAJMI I FUNDIT:

Kabineti i Ivanovit: LSDM-ja gënjen, Ivanovi vepron sipas Kushtetutës

Kabineti i Ivanovit: LSDM-ja gënjen, Ivanovi vepron sipas Kushtetutës

Lidhja Social-Demokrate dhe kabineti i kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, janë përplasur ashpër në lidhje me veprimet e Ivanovit, të cilat nga LSDM-ja konsiderohen si shkelje kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

LSDM-ja bazohet në akuzën e saj në veprimin e kryetarit të parë të vendit, Kiro Gligorov, i cili në vitin 1992 ia dha mandatin partisë së dytë fituese në zgjedhje, duke mos e kushtëzuar me 61 mandate qeveritare.

Ndërkaq, kabineti i kryetarit Ivanov thotë se LSDM-ja gënjen në lidhje me krahasimin që bën me kryetarin Kiro Gligorov dhe mënyrën se si ai e ka dhënë mandatin te fituesi i dytë i zgjedhjeve.


Njiherit, Kabineti thotë se kryetari Ivanov vepron sipas Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit, si edhe në kuadër të kompetencave juridike dhe obligimeve që i ka./Telegrafi/