LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj e akuzon Serbinë për propagandë luftënxitëse ndaj Kosovës

Hoxhaj e akuzon Serbinë për propagandë luftënxitëse ndaj Kosovës

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka akuzuar Serbinë për politikë agresioni dhe luftë speciale propagandistike kundër Kosovës.

Sipas tij, me këtë propagandë ajo po nxit trazira në rajon.

“Qeveria Serbe ka nisur një luftë informacionesh kundër Kosovës për të nxitur trazira në Kosovën dhe rajon. Sulm i papranueshëm ndaj paqes. Kjo fushatë e dezinformimit është pjesë e politikës së përditshme agresive të Serbisë ndaj Kosovës. Sulm i patolerueshëm ndaj stabilitetit rajonal”, ka thënë Hoxhaj.


Në mbrëmje, edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka akuzuar Serbinë për një varg provokimesh luftënxitëse ndaj Kosovës. /Telegrafi/