LAJMI I FUNDIT:

Video platforma e parë në uebin shqiptar me monetizim – Gjirafa Video

Video platforma e parë në uebin shqiptar me monetizim – Gjirafa Video

Gjirafa sjell risinë më të re në dispozicion të të gjithë përdoruesve të Uebit shqiptar.

Gjirafa Video është platforma e cila ju lejon që të shikoni dhe të ngarkoni video të ndryshme.

Artistët, portalet por edhe krijues të fushave të ndryshme tani kanë mundësinë që ti shfaqin videot në kanalet e tyre të krijuara në këtë platformë.

Risia kryesore e Gjirafa Video është ofrimi i mundësive për përdorues që ta monetizojnë kanalin e tyre nga shikimet e marrura. Kjo vlen për videot të cilat shfaqen në kanalet e përdoruesve dhe që janë në përputhje me dispozitat ligjore të të Drejtave të Autorit. Nëse për videot që ngarkohen në kanal dhe përdoruesi nuk ka autorësinë apo të drejtat për shfrytëzim ose vërehet shkelje dhe keqpërdorim i të Drejtave të Autorit, atëherë Gjirafa Video përveç që do ta largojë videon nga ai kanal, mund t’i raportojë këto keqpërdorime edhe tek organet përkatëse.

Nëpërmjet kësaj platforme tani të gjitha portalet kanë mundësinë që të jenë sa më afër lexuesve të tyre duke ju ofruar edhe informacione në formatin video, poashtu në këtë platformë do të shfaqet ekskluzivisht sezoni i fundit i serialit më të shikuar në vend, “Kafeneja Jonë”. Si dhe skeçet më të reja të “Stupcave”.

Risi tjetër do të jetë shfaqja online e emisionit më atraktiv në vend, “Beso në Mua”, që i dedikohet transformimit të ambienteve të ndryshme, përmes syve të arkitektëve profesionist.

Kjo platformë përveç që ju ofron një eksperiencë sa më të mirë gjatë përdorimit, për kënaqësinë tuaj ju ofron video të kualitetit më të lartë dhe me performanca super të shpejta.