LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Delawie: Ruani fëmijët nga ekstremizmi

Ambasadori Delawie: Ruani fëmijët nga ekstremizmi

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se SHBA-ja është e përkushtuar të mbesëhtesë angazhimet e Kosovës për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm.

“Është e rëndësishme që në nivelin lokal të gjejmë mënyra autentike të luftojmë ekstremizmin e dhunshëm”.

“Prindërit e familjet të jenë më të vëmendshëm që të ruajnë fëmijët e tyre ndaj ekstremizmit. Ata shfrytëzojnë të rinjtë që nuk kanë punë e shfrytëzojnë rrjetet sociale për përhapje të ekstremizmit”, ka thënë Delawie.


Delawie këto komente i ka bërë në një panel në Gjakovë ku është diskutuar për rëndësinë e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm.

Ai ka thënë poashtu se rinia kosovare ka nevojë për shpresë për parandalimin e ekstremizmit,Klan.

“Duhet të investojmë në rini, me resurse materiale, me zëra të fuqishëm për përmirësimin e jetës së tyre. Edukimi do të luajë rol vendimtar”, ka përfunduar ai.

Pas Gjakovës, Delawie do të vizitojë edhe komunën e Deçanit për të marrë pjesë në panelin ku do të diskutohet rëndësia e të drejtave të grave mbi pronësi dhe trashëgimi.