LAJMI I FUNDIT:

PLT: Gruevski është faqja e zezë e historisë

PLT: Gruevski është faqja e zezë e historisë

Pas dështimit të OBRM-PDUKM-së për ta formuar qeverinë, kanë vazhduar kritikat nga parti dhe opinionistë të ndryshëm se tani mandati për formimin e qeverisë i takon LSDM-së. Partia për Lëvizjen e Turqve (PLT), thotë se pa ndërprerje vazhdon procesi i dekriminalizimit dhe degrujovizmit të qeverisë dhe se janë duke u kthyer vlerat demokratike dhe jeta në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga PLT thonë se Gruvski nuk ka arritur ta formojë qeverinë dhe se kjo e konfirmon tezë se shekulli për politikanë kriminel tashmë ka mbaruar. Gruevski është vetëm faqja e zezë në histori, thonë ata.

‘Në emër të turqve në Maqedoni, si dhe të gjithë qytetarët e saj, i bëjmë thirrje kryetarit Gjorge Ivanov të veprojë në mënyrë konstruktive, ta respektojë Kushtetutën dhe përgjegjësinë për përbërjen e qeverisë së re t’ia jep kryetarit të ‘Koalicioni për jetë në Maqedoni’, Zoran Zaev, i cili në të gjithë procesin ka dëshmuar se është lider i cili ka kapacitet dhe cilësi për ta kthyer stabilitetin e Republikës së Maqedonisë’, thonë ndër të tjera nga PLT. /Telegrafi/