LAJMI I FUNDIT:

Pesë fakte që nuk i dini për Michelle Obaman dhe kushti që i vuri të burrit për t’u lidhur

Pesë fakte që nuk i dini për Michelle Obaman dhe kushti që i vuri të burrit për t’u lidhur

Zonja e parë Michelle Obama ka qenë në qendër të vëmendjes për tetë vjet. Në SHBA ajo është e famshme për ushqimin në mënyrë të shëndetshme, përkrahjen e kopshtarisë organike dhe të folurit në emër të familjeve punëtore dhe ushtarake. Por ka shumë më tepër për të zbuluar për gruan në krah të presidentit Obama.

Ajo stërvitet 90 minuta, tri herë në javë

Zonja e parë, jo vetëm ha në mënyrë të shëndetshme, por sipas shoqeve të saj , ajo bën ushtrime si një “gladiatore”, duke u zgjuar që në 4:30 në mëngjes për të vrapuar , për të ngritur pesha dhe aktivitete të tjera.


Ajo la karrierën në një korporatë ligjesh për të punuar në shërbime publike

Michelle Obama shkëlqeu në shkolle e më pas nisi punë në firmën ligjore të gjashtë më të madhe në SHBA. Por në vitin 1993, ajo e la punën për të vazhduar me shërbimet publike. Ajo tha se për të është më e rëndësishme të shohë si të rinjtë jo vetëm të kenë fuqinë të përmirësojnë jetën e tyre, por edhe atë atyre që i rrethon.

Pavarësisht përkrahjes për ushqimin e shëndetshëm, asaj i pëlqejnë patatet e skuqura

“Sa herë që unë dhe Michelle udhëtojmë dhe kemi pasur një ditë të lodhshme, ne ndalojmë për disa patate të skuqura dhe ndonjëherë i shoqërojmë me hamburger me djathë”, thotë një shoqja e saj.

Ajo ende gjen kohë për “natën e vajzave”

Ajo gjen kohë edhe për shoqet e saj dhe jo rralle herë është parë të kalojë kohë me to në restorante. Michelle thotë se për të është e rëndësishme të kalojë kohë me shoqet e saj dhe të gjitha femrat duhet të rrinë pranë njëra-tjetrës, transmeton tema.

Ajo nuk do dilte në takim me Barack Obamën nëse ai nuk luante një ndeshje basketbolli kundër vëllait të saj

Kur Michelle takoi presidentin e ardhshëm në vitin 1988, ai ishte një praktikant në firmën e saj ligjore dhe ajo ishte konsulentja e tij. Kur ai i kërkoi për të dalë në një takim, ajo fillimisht i tha “jo” , sepse mendoi se nuk ishte e përshtatshme të kishin raporte jashtë pune. Në momentin që ai vazhdoi të këmbëngulte, ajo pyeti vëllanë e saj, Craig Robinson, të luante një lojë basketbolli me të si fillim. Robinson tha se qëllimi nuk ishte për të parë nëse ishte një lojtar i mirë apo jo, por sepse Michelle ishte rritur duke dëgjuar babin të thoshte se mund të dallosh shumë cilësi të një djali në fushën e basketbollit. Ai nuk gjeti të meta në personalitete tij pas testit të basketbollit dhe Barack me Michelle nisën të dilnin në takim dhe u martuan në vitin 1992.

Në trend Magazina

Më shumë
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Sharon Stone mahnit me dukjen elegante në moshën 66 vjeçare gjatë Festivalit të Filmit në Torino

Sharon Stone mahnit me dukjen elegante në moshën 66 vjeçare gjatë Festivalit të Filmit në Torino

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Kalo në kategori