LAJMI I FUNDIT:

140 milionë euro investime për ujrat në Maqedoni derë më 2020

140 milionë euro investime për ujrat në Maqedoni derë më 2020

Fillojnë me realizim tre investimet kapitale në ekonominë e ujërave, në vlerë prej 90 milionë euro, paralajmëroi sot zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Vanço Kostadinovski. Marrëveshjet për projektet janë dakorduar nga fundi i vitit 2016, ndërsa përmbyllja e tyre pritet në vitin 2019, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Kostadinovskit, në pajtim me Programin për investime në ekonominë e ujërave, në periudhën 2017 -2020, për ndërtimin, sanimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës së ekonomisë së ujërave në vend do të investohen së paku 140 milionë euro.

“Projektet do të realizohen me tempo të përforcuar. Planifikojmë të vendosim sisteme për ujitjen e 24.000 hektarëve shtesë. Kjo do të jetë bazë e mirë për ndërtimin e rrjetit sekondar dhe për vendosjen e sistemeve pikë-pikë”, theksoi Kostadinovski në konferencën për shtyp.


Ndërtimi i digës Konsko, në vlerë prej mbi 40 milionë euro, e cila do t’i mbulojë Komunën e Gjevgjelisë dhe përmes sistemeve gravituese do ta mbush Liqenin e Dojranit, ndërtimi i digës Reçani në lumin Orizare, investim në vlerë prej 33 milionë euro që do të thotë furnizim me ujë dhe ujitjen e 1.500 hektarëve në Vinicë, Koçan dhe Çeshinovë-Obleshevë, si dhe ndërtimi i hdirosistemit Raven, Reçicë në vlerë prej 15 milionë euro me të cilin do të ujiten 3.200 hektarë në pjesën perëndimore të Maqedonisë, duke e përfshirë edhe rajonin e Pollogut, janë tre investimet kapitale për të cilat tashmë është përgatitur dokumentacioni teknik dhe realizimi i së cilës është në vijim.

Në pjesën perëndimore të Maqedonisë, theksoi Kostadinovski, për herë të parë investohet në një projekt të tillë. Asnjëherë më parë në këtë rajon nuk ka pasur investim të tillë. Tani, me aktivitetet e parapara edhe këtu do të krijohet bazë për zhvillimin e bujqësisë.

“Me tempon e njëjtë do të realizohet edhe Programi 2015-2025 i cili përfshin zgjerimin e HS “Bregallnicë” veçanërisht në Nemanjicë në Shën Nikollë, projekt prej 3,2 milionë euro, ndërtimi i digës në lumin e Sllupçanit në Kumanovë në vlerë prej 19 milionë euro dhe zbatimi i fazës së dytë të Luginës së Vardarit të Jugut për të cilën janë siguruar 14 milionë euro, ndërsa e cila do të mundësojë ujitjen e 4.500 hektarëve në Gjevgjeli, Vallandovë dhe Bogdanc”, potencoi zëvendësministri.

Ministria e Bujqësisë punon edhe në ndërtimin e më shumë hidroakumulimeve të vogla. Siç informoi për TV21, Kostadinovski, bëhet fjalë për digën Bargala në lumin e Kozjakut, investim në vlerë prej 11 milionë eurosh, si dhe për digën Otinja në Shtip, projekt prej 2,6 milionë euro.

Për sanimin dhe rehabilitimin e hidrosistemeve ekzistuese, në Programin për infrastrukturë për ekonomi të ujërave janë projektuar gjithsej 8,5 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori