LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti turk miraton tri ndryshime kushtetuese, Erdoganit i mundësohet “të sundojë” me anë të dekreteve

Parlamenti turk miraton tri ndryshime kushtetuese, Erdoganit i mundësohet “të sundojë” me anë të dekreteve

Parlamenti i madh popullor turk gjatë natës së kaluar i miratoi amendamentet kyçe të Kushtetutës, me të cilat presidentit të shtetit i mundësohet të sundojë me anë të dekreteve dhe të jetë anëtar i ndonjë partie politike, shkruan TV21.TV

Me këtë, siç vlerësojnë analistët në Ankara, Turqia bëri hap prapa drejt zëvendësimit të sistemit të tanishëm parlamentar me një sistem presidencialë, me çka edhe juridikisht do të rregullohet pushteti i përforcuar ekzekutiv i presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Falë mbështetjes së Partisë djathtiste të Aksionit Nacionalist (MHP), partia islamiste-konservatore në pushtet, Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) e Erdoganit arriti të sigurojë shumicë në Parlament për miratimin e reformave kushtetuese.


Amendamentet të cilat u miratuan natën e kaluar e rregullojnë rolin kontrollues të Parlamentit ndaj pushtetit ekzekutiv, lejojnë që shefi i shtetit të jetë anëtar i një partie politike dhe të kryejë funksione në të dhe i konfirmojnë kompetencat e shtuara ekzekutive të shefit të shtetit, përfshirë edhe të drejtën e tij për të udhëhequr me anë të dekreteve.

E tërë pakoja e reformave kushtetuese përbëhet nga 18 amendamente, të cilat pas miratimit të veçantë, duhet të votohen nga ana e parlamentit edhe në tërësi, pas çka për ndryshimet duhet të deklarohen edhe qytetarët në referendum.

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Evropa
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë

Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë

Azia
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Kalo në kategori