LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia gjermane u rrit më 2016 vetëm 1.9%

Ekonomia gjermane u rrit më 2016 vetëm 1.9%

Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave, ekonomia gjermane është rritur në vitin 2016 me 1.9 për qind, kjo është shifra më e lartë e rritjes ekonomike prej 5 vjetësh.

Në fundin e vitit, tempi i ekonomisë gjermane u rrit duke kompensuar lëkundjet e tremujorëve të mëparshëm.

Si shtylla kryesore e rritjes ekonomike konsiderohet konsumi i ekonomive shtëpiake.


Shumë konsumatorë e kanë liruar dorën, sepse mendojnë që kursimi i parave në banka nuk ia vlen për shkak të përqindjeve të ulëta.

Edhe çmimi i ulët i naftës dhe rritja e shpenzimeve të shtetit -si për akomodimin e refugjatëve kanë efekt pozitiv në gjendjen ekonomike të përgjithshme. Shpenzimet buxhetore u rritën nga 2.7 në 4.2 për qind në një vit.

Faktor tjetër pozitiv është edhe gjendja premtuese në tregun e punës dhe vlerat e ulëta të inflacionit.

Përkundër kësaj impulse të pakta erdhën nga eksportet. Megjithëse Gjermania, sipas llogaritjeve të Zyrës së Statistikave në vitin 2016 sërish shënon një rekord eksportesh, importet kanë shënuar më shumë rritje se eksporti. /Telegrafi/