Gjatë vitit 2016, Kuvendi i Kosovës ka pasur një aktivitet të dobët dhe përmbushje vetëm të një të tretës së plan-programit, të cilin vet legjislativi dhe komisionet parlamentare e kishin paraparë për zbatim, vlerësojnë përfaqësuesit e Institutit Demokratik të Kosovës, i cili monitoron punën e Kuvendit.
Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, e cilëson punën e Kuvendit si të dobët, gjë që sipas tij, detyrimisht çon në konkludimin se ky legjislativ është jofunksional për të marrë vendime, si dhe i paaftë politikisht për të përmbushur mandatin e vet.
“Asnjë prej çështjeve kryesore të cilat do të duhej të trajtoheshin aty, nuk kanë arritur të përfundohen, siç janë: ratifikimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (në Forcë të Armatosur të Kosovës), miratimi i projektligjit për kryeqytetin dhe shumë çështje të tjera të rëndësishme, të cilat nuk janë përmbyllur. Në këtë formë, çfarë është tani, Kuvendi nuk guxon të funksionojë më tutje, për shkak se ka rënie të performancës edhe në krahasim me vitin paraprak, do të thotë, vitin 2015”.
Imer Mushkolaj, njohës i zhvillimeve politike në vend, thotë se koalicioni qeveritar dhe shumica parlamentare janë krijuar pikërisht për të quar përpara disa procese të rëndësishme për vendin.
Por, siç thotë ai, këto procese kanë ngecur për shkak se Kuvendi ka qenë i paaftë përball çështjeve që i janë parashtruar.
“Fatkeqësisht, që prej themelimit, respektivisht prej fillimit të këtij mandati të Kuvendit dhe qeverisë, nuk është arritur që pikërisht këto çështje, për të cilat është pretenduar se do të çohen përpara duke krijuar një shumicë të tillë parlamentare, të kryej funksionin e tij”.
“Ne jemi në një situatë ku për çështjet më të rëndësishme kuvendi ka dështuar. Në një situatë normale, në një shtet normal, në një demokraci normale, në raste të tilla, Kuvendi do të duhej automatikisht të shpërbëhej dhe të shkohej në zgjedhje”.
Por, bazuar në situatën e përshkruar nga njohësit e zhvillimeve në Kuvend dhe atyre politike në përgjithësi, a janë zgjedhjet zgjidhja me optimale për vendin?
Krasniqi vlerëson deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë para vetes opsionet që të kërkojnë nga kryeministri i vendit që të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar ose të kërkojnë mocion mosbesimi ndaj kryeministrit, gjë që do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.
“Kuvendi nuk është funksional. Këtë e themi me përgjegjësi. Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë një opsion, i cili besoj që duhet të konsiderohet me seriozitet. Mirëpo, nuk them që është opsioni i parë që do të duhej të ndërmerrej, për shkak se duhet të provohen edhe mekanizma të tjerë për të tentuar që të zhbllokohet kjo situatë”.
Analisti Mushkolaj nuk sheh opsion tjetër për të dalë nga situata e krijuar, siç e quan ai, bllokuese, përveç zgjedhjeve të parakohshme.
“Kur nuk funksionon institucioni më i lartë legjislativ i një shteti, që është Kuvendi, dhe ku do të duhej të merreshin vendime të rëndësishme, atëherë zgjedhjet mbeten zgjidhja e vetme. Kështu që, konsideroj që vendimi më i rëndësishëm që do ta merrte Kuvendi, në këtë situatë, është që të vendoste për shpërbërje dhe shkuarje në zgjedhje”.
“Çdo zvarritje e mëtejme, në këtë gjendje ku Kuvendi nuk është i aftë të marrë vendime në të mirë të qytetarëve të Kosovës, vetëm sa do ta dëmtojë pikërisht qytetarin e Kosovës, do ta dëmtojë gjithë shoqërinë dhe shtetin e Kosovës”.
Sidoqoftë, para situatave bllokuese ishin gjetur edhe legjislaturat e mëhershme të vendit, por, sipas njohësve të zhvillimeve politike, situata bllokuese në të cilën gjendet legjislatura aktuale, është më e rënda deri më tash. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Fundjava e ftohtë, mëngjeset me ngrica
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë