Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, në fjalimin e tij lamtumirës, më 10 janar, tha se po e lë kombin më të fortë se sa më parë, por Amerikanët duhet të punojnë që të kapërcejnë ndarjet e thella që kërcënojnë të zhbëjnë unitetin e Amerikës së qëllimit dhe fuqisë.
Obama përshëndeti marrëveshjen e tij bërthamore me Iranin, hapjen ndaj Kubës dhe rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane, në radhitjen e të arriturave më të mëdha të tij, dhe tha se ka përmbushur shumë më tepër gjatë tetë vjet në zyre se sa edhe mbështetësit e tij kanë menduar të ketë qenë e mundur.
“Me pothuaj secilën masë, Amerika është shumë më mirë, vend më i fortë se sa kur filluam”, tha ai.
“Mbetemi më të pasurit, më të fuqishmit dhe kombi më i respektuar”, tha Obama, por nënvizoi ato që ai i sheh si kërcënim themelor për presidentët e ardhshëm dhe qytetarët që duhet të adresohen.
Obama theksoi rritjen e refuzimit të imigrantëve si një kërcënim, duke bërë me dije se Amerika që nga fillimi i saj është një komb imigrantësh dhe ajo tërheqë pjesën më të madhe të forcës së saj ekonomike dhe kulturore nga përzierja e racave dhe kombeve që janë bashkuar brenda kufijve të saj.
“Rinia jonë dhe përkushtimi, diversiteti dhe hapja, kapaciteti ynë i pafund për marrjen e rrezikut dhe rifillimin nënkupton se e ardhmja duhet të jetë e jona. Por potenciali do të realizohet vetëm nëse demokracia jonë funksionon. Vetëm nëse politika jonë pasqyron mirësjelljen e qytetarëve tanë”.
Ndarjet e shkaktuara nga “një botë me pabarazi në rritje, ndryshimet demografike dhe spektri i terrorizmit”, tani kërcënojnë demokracinë e SHBA-së, e cila kërkon “një ndjenjë themelore të solidaritetit – idenë se për të gjitha dallimet tona të jashtme, ne jemi të gjithë bashkë dhe se ngritemi ose biem si një”, tha ai.
Obama u bëri thirrje amerikanëve që të punojnë individualisht dhe edhe përmes qeverisë dhe organizatave të tjera që të luftojnë trendët “gërryese” drejt ndarjeve, izolimit dhe diskriminimit ndaj atyre që shikojnë dhe mendojnë ndryshe nga vetja.
“E kundërshtoj diskriminimin ndaj myslimanëve amerikanë, që janë po aq patriotë sa edhe ne”, tha ai. Dhe ai iu drejtua sinqerisht amerikanëve të bardhë duke thënë: “ata fëmijë me ngjyrë do të përfaqësojnë pjesën gjithnjë e më të madhe të fuqisë punëtore të Amerikës”, dhe duhet të përqafohen e pranohen.
Obama tha se ndarjet e brendshme në shoqëri dhe debati i acaruar politik sot paraqesin kërcënimin po aq të madh sa edhe kërcënimet e jashtme nga terroristët apo diktatorët e jashtëm
“Prandaj le të jemi vigjilentë por të mos frikësohemi. [Shteti Islamik] do të provojë të vras njerëz të pafajshëm. Por nuk mund ta mundin Amerikën gjithnjë derisa ne të mos e tradhtojmë Kushtetutën tonë dhe parimet tona në luftë. Rivalët si Rusia ose Kina nuk mund ta arrijnë ndikimin tonë në mbarë botën gjithnjë derisa ne nuk heqim dorë nga ajo për të cilën qëndrojmë dhe nuk shndërrohemi në një komb që ngacmon fqinjët më të vegjël”, tha Obama. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë