LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci pezullon 4 zyrtarë kundër të cilëve është ngritur aktakuzë

Lladrovci pezullon 4 zyrtarë kundër të cilëve është ngritur aktakuzë

Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, ka pezulluar 4 zyrtarë komunal-shërbyes civil, kundër të cilëve është ngritur aktakuzë.

Këtë veprim, thuhet në njoftimin e kësaj komune, kryetari Lladrovci e ka bërë duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, nenit 69, pika I.1, I.2 I.3 dhe pika II, me 50 për qind të pagës dhe rekomandimeve të Agjencionit Kundër Korrupsionit, deri sa të përfundon aktakuza ndaj zyrtarëve.

“Po ashtu, këto veprime kërkohen (sipas Ligjit) edhe për të qenë pjesëmarrës në garën për mjedis të pastër dhe projekte të tjera që janë në interes të përgjithshëm për Komunën e Drenasit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit. /Telegrafi/