LAJMI I FUNDIT:

Ngrinë ujëmatësit në Kavadar për shkak të temperaturave të ulëta

Ngrinë ujëmatësit në Kavadar për shkak të temperaturave të ulëta

Për shkak të temperaturave të ulëta, kanë ngrirë ujëmatësit në Kavadar. Menaxhuesi i Njësitit të punës për ujësjellës dhe kanalizim pranë NP të këtij qyteti, Marjan Preskakullev sot informpio se rreth 17 ujëmatës janë raportuar si jofunksional për shkak të ftohtit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Ujëmatësve të ngrirë u është thyer xhami dhe ata janë jofunksional. Përderisa nuk reagohet në kohë, ujëshfrytëzuesit të cilët kanë probleme të këtilla mbesin pa ujë të pijshëm, sepse uji e mbush kanalin dhe oborri. Prandaj është e nevojshme që problemet e tilla të raportohen në kohë.

Ai tha se ekipet e ‘Komunales’ janë në terren dhe punojnë aktivisht në riparimin e defekteve. /Telegrafi/