Kryesia e Kuvendit, pas takimit urgjent, ka vendosur që të martën të mbahet seanca e jashtëzakonshme për liderin e AAK-së dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, i arrestuar me flet-arrest të Serbisë nga autoritetet franceze të drejtësisë.
Xhavit Haliti i PDK-së, pas mbledhjes së Kryesisë, tha vendimi për seancën e së martës është bërë pas shqyrtimit të kërkesës së 43 deputetëve, për seancë të jashtëzakonshme me vetëm një pikë të rendit të ditës, arrestimi i Haradinajt.
“Sot kryesia e Kuvendit dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare shqyrtuam kërkesën e 43 deputetëve për një seancë të jashtëzakonshme, që është e drejtë kushtetuese, lidhur me arrestimin e z.Haradianaj. Pas shqyrtimit të kërkesës, ne u dakorduam anonimisht, që për arsye se deputet janë nëpër pushime, seanca të mbahet në ditën e martë në orën 11:00. Me këtë u dakorduam të gjithë , duke përfshirë ushtruesin e kërkesës z.Pal Lekaj”, tha Haliti.
Kurse, kryetari i GP të AAK-së, Pal Lekaj, tha se fatkeqësisht Kryesia nuk u dakordua që seancën për Haradinajn ta mbanin sot.
Sipas tij, arsye kryesore është se disa deputetë nuk mund të udhëtojnë për shkak të motit të ligë, e disa të tjerë janë jashtë vendit.
“Fatkeqësisht prapë nuk u dakorduam për sot, pasi që deputetët nuk janë në Kosovë dhe nuk mund të arrijnë në seancë. Dhe për me qenë më unik në këtë drejtim, që me pas peshën e vet, që me kanë të gjithë deputet prezent në sallë. Menduam që e marta është dita më e favorshme dhe që të gjithë deputet të jenë në sallë. Me këtë është obligim i çdo deputeti kudo që të jetë, sepse nuk jemi deputet vetëm për një javë apo 24 orë, por jemi deputet që e kemi mandatin për 4 vite dhe në këtë drejtim e kemi detyrim kushtetues. Sa here të jetë gjendja e jashtëzakonshme apo thirret seanca ne të jemi në seancë parlamentare. Unë i falënderoj të gjithë ata që kanë nënshkruar që e kemi përmbushur rregulloren e Kuvendit që të kemi seancë të jashtëzakonshme”, tha Lekaj.
Në anën tjetër, Lekaj tha se është detyrim kushtetues i Qeverisë së Kosovës, që të veprojë lidhur me arrestimin e Haradinaj. Ai tha se ky detyrim do duhej të ishte prioritet për kryeministrin, ministrin e Jashtëm dhe ministren e Drejtësisë.
“Ne kemi pasur të njëjtin rast me z.Haradinaj në Lubjanë, kur është arrestuar dhe aty pika e dytë e rezolutës ka qenë që të pastrohen listat e Interpolit, që janë më akuza të vitit 2014 nga Serbia. Kjo nuk ka ndodhë dhe dikush duhet të jap përgjegjësi, ata që po bëjnë dialog me qeverinë e Serbisë. Asnjë veprim nuk e kanë marr, sepse nuk do të ndodhte kjo çka ndodhi me z.Haradinaj… Kjo është detyrim kushtetues i qeverisë së Kosovës dhe njerëzit që udhëheqin qeverinë. Duhet të veprojë qeveria e Kosovës, sidomos kryeministri, ministri i Jashtëm duhet ta luajnë rolin e vet dhe sidomos ministria e Drejtësisë. Kur nga Tirana kemi nga qeveria e Shqipërisë, që ka kërkuar urgjentisht të takohet me ministrinë e Drejtësisë në Francë, pse nuk e ka bërë një gjë të tillë ministria e Drejtësisë së Kosovës. Ka këtu mangësi nuk ka ndonjë koordinim nga Qeveria që ne të veprojmë si shtet…Serbia nuk ka ofruar nd onjë dosje dhe sipas ligjeve të Francës procedura mund të shkojë deri ne 40 ditë. Kjo është shqetësuese për neve dhe shqetësuese për Qeverinë e Kosovës”, tha Lekaj.
Seanca e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, për Ramush Haradinajn, mbahet të martën, nga ora 11:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë