LAJMI I FUNDIT:

Ndihma e shpejtë shpëtoi një qytetar të Dellçevës

Ndihma e shpejtë shpëtoi një qytetar të Dellçevës

Ndihma e shpejtë në rajonin e Dellçevës ka arritur që të shpëtojë një person, i cili thuajse ka ngrirë nga i ftohti. Bëhet fjalë për një 57 vjeçar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimeve, ai është nisur që të ushqejë bagëtinë e tij, por nuk është kthyer në shtëpi. Të afërmit e tij e kanë gjetur në ujë, pa vetëdije. Mjekët e ndihmës së shpejtë kanë arritur që t’i japin terapinë e duhur.

Mjekët nuk përjashtojnë pasoja ndaj personit në fjalë, ndërkaq për këtë rast është njoftuar edhe policia./Telegrafi/