LAJMI I FUNDIT:

Haliti pret lirimin e Haradinajt, thotë se nëse do të pyetej ai do të vendoste ndryshe për vizitat e zyrtarëve serbë

Haliti pret lirimin e Haradinajt, thotë se nëse do të pyetej ai do të vendoste ndryshe për vizitat e zyrtarëve serbë

Arrestimi i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka nxitur reagime të mëdha në vend.

Të gjithë njëzëri e kanë dënuar këtë akt duke kërkuar lirimin e tij.

Nënkryetari i Kuvendit, dhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se beson në drejtësinë franceze dhe pret lirimin e shpejtë të Haradinajt.


Ai ka kërkuar nga qeveria e Kosovës, ambasada e Kosovës në Francë dhe ambasada e Francës në Prishtinë, qe të komunikojnë me organet përgjegjëse në mënyre qe sa më parë të lirohen procedurat.

“Ne nuk i kemi këto raste të reja janë çështje qe kanë ndodhur më vite të tëra. Nga vitet 90-ta e tutje. Janë arrestuar njerëz të cilët i ka ndjekur Serbia përmes Interpolit. Këto janë çështje të organeve të cilat e kanë arrestuar dhe nuk janë çështje fuqisë në këtë rast. Janë marrëveshje ndërkombëtare në bazë të cilave funksionon interpoli”, ka thënë Haliti për ‘Indeksonline’.

Tutje, Haliti tregon se edhe ai vet ka qenë dy herë i arrestuar mbi bazën e këtyre flet arresteve.

“Franca dhe drejtësia franceze do të vendosë ta lirojë Ramushin dhe ta vazhdoj punën e tij”, ka shtuar Haliti.

Serbia, sipas tij, po pengon Kosovën në gjithçka. Ai ka kërkuar nga qeveria dhe qytetarët qe të mos bien pre e provokimeve në rast të vizitave të zyrtarëve serb ditëve në vijim.

Megjithatë, Haliti thotë se nëse ai do të ishte në vend të atij qe vendos për vizitat e zyrtarëve serb do të vepronte pak me ndryshe.