LAJMI I FUNDIT:

Stojanoviq: Muri është i parëndësishëm, Asociacioni i detyrueshëm (Video)

Stojanoviq: Muri është i parëndësishëm, Asociacioni i detyrueshëm (Video)

Zëvendëskryeministri i ngrirë, Branimir Stojanoviq, ka konfirmuar se Lista Serbe merr urdhra nga Qeveria e Serbisë.

Në një intervistë në objektin e Komunës së Graçanicës, meqë tash rrallë del në zyrat e tij në Prishtinë, thotë se kthimin në institucione e kushtëzon me formimin e Asociacionin për komunat me shumicë serbe.

Ai shprehet se formimi i Asociacioni është i detyrueshëm dhe se mund të formohet njëanshëm nga serbët.


Për murin e ngritur në veri të urës së Ibrit, thotë se është temë e parëndësishme dhe se mbështet vendimet e Komunës së Mitrovicës së Veriut. /Klan Kosova/