Pas konstituimit të Kuvendit të Maqedonisë, presidenti Gjorgje Ivanov, më së voni deri më 9 janar duhet t’i dorëzoj mandatin për formimin e qeverisë së re, partisë fituese të zgjedhjeve, që në këtë rast është OBRM-PDUKM-ja e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, shkruan REL.
Presidenti Ivanov, në paraqitjen e parë pas Vitit të Ri tha se do të respektoj afatet dhe brenda 10 ditëve do ti jep partisë fituese mandatin për bërjen e qeverisë së re, e cila po ashtu duhet të formohet në bazë të afateve të përcakuara me kushtetutë.
Njohësit e çështjeve juridike thonë se presidenti do të pres deri në ditën e fundit për ti dhënë mandatin partisë fituese me qëllim që t’i jep kohë për bisedime eventuale apo për arritjen e shumicës së re parlamentare e cila është bërë e vështirë për shkak të rezultatit të ngushtë në zgjedhje.
“Në rastin konkret asnjëra parti nuk e ka shumicën dhe supozoj se presidenti po pret epilogun e negociatave eventuale të cilat ende nuk kanë filluar. Partitë do të merren vesh se më do të bëjnë koalicion që të mund të arrijnë shumicën e duhur parlamentare”, thotë Temelko Ristevski, profesor i sistemit juridik në Universitetin Fon të Shkupit.
Rezultati i ngushtë nga zgjedhjet e 11 dhjetorit, nuk i jep mundësinë OBRM-së që e vetme të formoj kabinetin e ri qeveritar andaj edhe në paraqitjet para opinionit ajo tregohet e përmbajtur lidhur me kombinimet e mundshme.
“Menjëherë pasi të marrim mandatin do të fillojmë me negociatat dhe do të bëjmë përpjekje maksimale për formimin e qeverisë, pasi e kemi për obligim të bëjmë gjithçka të mundur për të realizuar programin të cilin e kanë votuar qytetarët”, ka deklaruar në një përgjigje me shkrim, zëdhënësi i OBRM-së, Ivo Kotevski.
Në zgjedhje OBRM-ja fitoi 51 deputetë, por për të formuar qeverinë i duhet të ketë mbështetjen e së paku 61 deputetëve nga 120 sa ka Kuvendi. Ofertën e parë ajo duhet t’i bëj BDI-së së Ali Ahmetit që në zgjedhje fitoi 10 mandate, por koalicioni i tillë do të ishte i pasigurt andaj për të pasur një qeverisje më stabile asaj i duhen edhe votat e partive tjera shqiptare, që në zgjedhje fituan deputetë, si lëvizja BESA 5 pastaj Aleanca për Shqiptarët 3 mandate dhe 2 PDSH-ja.
Por, përveç BDI-së e cila ende qartë nuk është deklaruar, të gjitha partitë tjera shqiptare janë deklaruar kundër koalicionimit me OBRM-PDUKM-në për shkak të retorikës së saj të ashpër që ka mbajtur kundër çështjeve të pazgjidhur shqiptare, jo vetëm gjatë fushatës elektorale, por edhe më parë gjatë qeverisjes me BDI-në.
Ismet Ramadani, ish deputet dhe njohës i çështjeve politike, thotë se BDI-ja e ka të qartë se shqiptarët në zgjedhje me votat që i dhanë LSDM-së, por edhe me përgjysmimin e mandateve të saj, kanë votuar kundër një koalicionimi me OBRM-në.
“Unë vlerësoj se në rast se BDI-ja do të shkonte në koalicion me OBRM-PDUKM-në ajo do të bënte një vetëvrasje që do të kishte pasoja në zgjedhjet e ardhshme. Ajo definitivisht mund të ekzistoj si parti, por edhe si parti parlamentare”, thotë Ramadani.
Në rast se OBRM-ja nuk arrin që brenda 20 ditëve nga marrja e mandatit të formoj qeverinë, atëherë në bazë të kushtetutës, mandati i jepet partisë së dytë, LSDM-së me 49 deputetë. Kjo parti edhe më parë ka bërë të ditur se pavarësisht dallimit në vetëm dy deputet me OBRM-në, do të jetë ajo që do të formojë qeverinë.
Analisti Ismet Ramadani thotë se koalicioni më i realt në një situatë të tillë, do të ishte ai mes LSDM-së dhe partive shqiptare. Këtë qëndrim ai e mbështet edhe në programin dhe deklarimet e vazhdueshme të liderit të saj, Zoran Zaev, për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura etnike, përfshirë edhe të drejtën e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.
“Kam përshtypjen në bazë të paraqitjeve të tija dhe qëndrimeve konceptuale se pika të cilat dolën në opinion nga partitë shqiptare pas takimit në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, mund të realizohen nga Zoran Zaevi. Mendoj se gjasat më reale janë që ai me partitë shqiptare do të formojnë qeverinë e re”, thotë Ramadani.
Në rast se asnjëra parti qoftë OBRM-ja apo LSDM-ja nuk arrijnë të formojnë qeverinë e re, atëherë janë të pashmangshme zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Analistët: Raportet Kosovë-Shqipëri, ashtu si i do armiku?!
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë