LAJMI I FUNDIT:

Ja ku ka rënë borë më shumë në Maqedoni

Ja ku ka rënë borë më shumë në Maqedoni

Sipas (HMS), në mëngjes të orës tetë më ftohtë është në Kriva Pallankë, Mavrovë dhe Gjuirshte, ku temperatura është ulur deri minus katër gradë, tre gradë nën zero është në Pozharne dhe Lazaropole, minus dy në Kumanovë, Shkup dhe Petrovec, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Trashësia e borës deri në orën tetë ka arritur në Mavrovë, edhe atë deri 15 centimetra, nëntë centimetra dëborë ka në Lazaropole, shtatë në Dibër, katër në Tetovë katër, tre në Pozharne, dhe një centimetër në Berovë, Krushevë dhe Vinicë.

Siç informon Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike(DPHM)-Maqedoni, sot pasdite do të ketë reshje të dobëta të borës gati në të gjithë vendin. /Telegrafi/