Këto punëtorë me “araba” nuk janë si heronjtë që jemi mësuar t’i shohim gjithmonë, të mëdhenj, me emër dhe famë, por mund të themi se janë heronj të heshtur rrugëve të Shkupit për të cilët kjo jetë është luftë për mbijetesë.
Persona të papunë, përkundër dimrit të ftohtë, mundohen të nxjerrin një kafshatë të bukës duke mbajtur mallra me karroca të vogla pa motor të cilat i ngarkojnë dhe i shtyjnë me vështirësi rrugëve të qytetit të Shkupit. Vendi ku më së shumti këta persona të prekur nga varfëria presin që t’i shërbejnë dikujt është Çarshia e Vjetër e Shkupit, ku sipas tyre ka më tepër lëvizje, mbajnë mallra të lokaleve të çarshisë, por edhe të qytetarëve në nevojë.
Karrocat e tyre të vogla të cilat janë përdorur edhe në mesjetë, në atë kohë të quajtura “araba” me anë të të cilave punëtorë të thjeshtë kanë mbajtur mallra duke e shtyrë atë me krahë, janë të punuara nga druri, ndërsa skeleti i përbërë nga hekuri.
Pamjet e Anadolu Agency (AA) tregojnë se që në orët e hershme të mëngjesit, në hyrje të çarshisë vërehen të rinj e të moshuar në radhë me “arabatë” e tyre duke pritur që t’i shërbejnë dikujt për pak para, sa që në mbrëmje kur të kthehen te familjet e tyre të dërgojnë pak bukë.
Shumë prej tyre të cilët me vite të tëra ushtrojnë këtë profesion, tashmë e pranojnë fatin e tyre, falënderojnë Zotit që ende janë në gjendje të punojnë, por edhe e respektojnë profesionin që e ushtrojnë. Ata theksojnë se vendi më i përshtatshëm për të fituar para është Çarshia e Vjetër, edhe pse kohëve të fundit nuk mund të fitojnë aq para sa kanë fituar në të kaluarën.
Njëri ndër to është edhe 56 vjeçari, Zekir Loki, i cili tashmë 18 vite mundohet të nxjerr një kafshatë buke, duke punuar dhjetë orë në ditë me arabanë e tij për të cilën ka paguar 70 euro për ta blerë. Ai thotë se ajo araba është jeta e tij, pasi që me atë arrin të ushqej familjen e tij, ku Loki është i vetmi që punon.
“Tashmë 18 vite jam duke punuar këtë profesion. Me këtë araba unë mbajë shumë gjëra, si mallra, hekur dhe gjë sende të tjera. Në ditë arrij të fitoj 300-400 denarë, mirëpo më parë kur stacioni i autobusëve ishte këtu fitonim më shumë, duke mbajtur mallra nëpër lokalet e çarshisë dhe duke u shërbyer qytetarëve në nevojë”, shprehet Loki.
Loki thotë se araba e tij duhet edhe të mirëmbahet dhe për atë kujdeset shumë, pasi që shpesh herë ndodh që t’i prishen rrotat nëpër rrugët e qytetit dhe kalldrëmin e çarshisë, ndërsa aktualisht ajo araba është e vetmja gjë që i mundëson pak të ardhura për të mbijetuar.
“Më parë punoja punë fizikë, por pastaj ajo punë u ndal dhe vendosa të blejë këtë araba me anë të së cilës arrij të fitoj një kafshatë buke, sepse fëmijët nuk kanë ku të punojnë dhe unë patjetër duhet të punojë diçka. I gjithë trupi më dhemb, tashmë 18 vite jam duke punuar me këtë araba, por nuk kam rrugëdalje tjetër”.
Zekir Loki dhe dhjetëra punëtorë të tjerë me araba, nuk janë si heronjtë që jemi mësuar t’i shohim gjithmonë, të mëdhenj, me emër dhe famë, por mund të themi se janë heronj të fshehur dhe të heshtur rrugëve të Shkupit për të cilët kjo jetë është një luftë për mbijetesë.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, në tremujorin e fundit të vitit 2016, nga gjithsej 949.525 persona aktiv në Maqedoni, 715.758 janë të punësuar, ndërsa 233.767 janë të pa punë. Norma e aktivitetit në këtë periudhë është 56.6 përqind, norma e punësimit 42.7 përqind, ndërsa ajo e papunësisë 26.6 përqind.
Mirëpo, në raportin e fundit të Bankës Botërore theksohet se në vitin 2017 rritja e ekonomisë në Maqedoni pritet të ngadalësohet në ndikim të rënies së investimeve, si pasojë e pasigurisë politike në vend./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tre vjet nga aksidenti në Bullgari ku humbën jetën 45 shtetas të RMV-së
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë