Nëse e konsiderojnë Ankaranë aleate dhe partnere strategjike, vendet anëtare të NATO-s duhet të qëndrojnë në krah të Turqisë dhe jo të mbështesin organizatat terroriste. Ky është paralajmërimi i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, i bërë gjatë kësaj të enjteje gjatë një fjalimi në një ceremoni vlerësimesh në Këshillin Shkencor turk për Kërkimet Teknologjike (TUBITAK).
Erdogan është shprehur se Turqia nuk mund të pranojë një partner që mbështet organizatat terroriste, të cilat edhe ata vet i konsiderojnë si terroriste.
“Ne jemi aleat i NATO-s. Por, si mundet që ju mbështesni organizatat terroriste dhe jo neve? A mos janë këto organizata terroriste aleate të NATO-s? Kjo është e papranueshme”, ka thënë Erdogan.
Më herët gjatë ditës, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu theksoi gjithashtu se “dihet botërisht” se Shtetet e Bashkuara kanë furnizuar me armë krahun sirian të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), ose më saktë luftëtarët “YPG”. Kjo e fundit është një nëndegë e armatosur e “PYD”-së, degë e PKK-së në Siri, e cila konsiderohet si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Sipas Turqisë, “YPG” dhe “PYD” janë gjithashtu organizata terroriste, pasi janë filiale të “PKK”-së. Gjithsesi, Shtetet e Bashkuara i kanë konsideruar degët “YPG dhe PYD” si një “partner të besueshëm” në luftimet në terren në Siri, ndaj dhe vazhdojnë t’i mbështesin ato. Këto grupe terroriste operojnë aktualisht në veri të Sirisë dhe kontrollojnë pjesën më të madhe të zonës në kufi me Turqinë.
Megjithatë, Erdogan akuzoi disa prej vendeve perëndimore edhe për mashtrim, sa i përket furnizimit me armë të tyre. “Nëse ju u keni dhënë armë këtyre organizatave terroriste, e më pas pretendoni se nuk keni dërguar armatime por vetëm municione, ne nuk mund ta besojmë këtë”, tha presidenti turk.
Kontradikta në fakt është vërejtur që prej vjeshtës së këtij viti, kur zyrtarë amerikanë konfirmuan se i kishin dërguar armatime Forcave Demokratike Siriane (SDF) në Siri, shumica e të cilëve janë militantë të “YPG/PYD”. Sipas Erdoganit, Turqia është braktisur në Operacionin për Mbrojtjen e Eufratit për të çliruar Al-Babin, një qytet strategjik për “DAESH”-in (akronimi arab i Shtetit Islamik) në veri të Sirisë, pasi kohët e fundit nuk ka marrë mbështetje nga NATO apo ndonjë aleat tjetër. Ushtria turke, nga ana e saj, po mbështet Ushtrinë e Lirë Siriane (FSA) në betejën e tyre për çlirimin e Al-Babit nga “DAESH”, pjesë e operacionit të udhëhequr nga turqit që ka nisur prej gushtit për të spastruar zonat kufitare me Sirinë nga terroristët. E premtja shënon edhe ditën e 129 të këtij operacioni. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Pagesa më të lira në banka – hyrja e Shqipërisë në SEPA, vitin e parë kursehen 20 milionë euro
Restorant “Dardani” në Bogovinë, vendi ideal për ushqim, ambient dhe mikpritje fantastike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
KFOR-i bën patrullime në Istog
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë