LAJMI I FUNDIT:

Ivanov: Maqedonia nuk është dhe nuk do të jetë shtet federal

Ivanov: Maqedonia nuk është dhe nuk do të jetë shtet federal

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot e ka mbajtur fjalimin e tij vjetor, ku ka theksuar se asnjëherë nuk do të pajtohet që Republika e Maqedonisë të jetë shtet binacional, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Ivanov poashtu ka thënë se asnjëherë nuk do ta pranojë që Maqedonia të jetë shtet federal.

‘Ende dëgjoj si liderë të caktuar të partive licitojnë me karakterin unitar të shtetit, me ndonjë si kantonizim dhe federalizim, me emrin e shtetit dhe identitetin e qytetarëve. Ata licitojnë me interesat shtetërore’.


Ivanov, ndër të tjera ka potencuar se me Marrëveshjen e Ohrit ishte dera e hapur për përfaqësim të drejtë për të gjithë qytetarët, dhe jo vetëm për një komunitet.

Përndryshe Ivanov ka theksuar se Qeveria e ardhshme duhet të organizojë regjistrimin e popullatës në Maqedoni. /Telegrafi//Telegrafi/