LAJMI I FUNDIT:

Drecun fajëson shqiptarët për përçarjen e serbëve

Drecun fajëson shqiptarët për përçarjen e serbëve

Milovan Drecun, kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovë në Serbi nuk e ka përjashtuar mundësinë se deri tek mosmarrëveshjet në mes të deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës erdhi pas “presionit nga pala shqiptare dhe disa misioneve diplomatike”.

Drecun për Radio Televizionin e Serbisë tha se tek një pjesë e deputetëve të kësaj liste që u kthyen  në Kuvendin e Kosovës pa një marrëveshje me qeverinë serbe, mbizotëroi “papjekuria politike”, transmeton Klan Kosova.

“Mendoj që mbizotëronte papjekuri politike nga ana e deputetëve, padyshim pati edhe interesa personale, por në të më së shumti ka kontribuar Prishtina, posaçërisht shqiptarët, dhe ndoshta disa anëtarë të të ashtuquajturave misioneve diplomatike në Kosovë, për të ardhur deri tek një lloj përçarje në mesin e ligjvënësve”, shpjegon Drecun.


Ai ka vlerësuar se nuk ekziston asnjë arsye objektive që cilido deputet serb të veprojë ndaras dhe jashtë ekipit dhe ka shtuar se “interesat e popullit serb janë unike”, transmeton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori